Dialogu, Vuçiç: Deklaratat e Kurtit, tri herë më të këqija se të Thaçit dhe Haradinajt

Dialogu, Vuçiç: Deklaratat e Kurtit, tri herë më të këqija se të Thaçit dhe Haradinajt

12:58, 22/10/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”, ka folur për dy çështje me rëndësi: Mini-Shengenin ballkanik që ka në plan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si edhe çështjen e Kosovës.

Ndërsa foli për Mini-Shengenin ballkanik, ai tregoi synimin për lëvizjen vetëm me karta identiteti të qytetarëve midis tre shteteve. Vuçiç tha se synohen 4 liri: lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.  Aktualisht kemi nevojë për pasaportat tona kur udhëtojmë për në Tiranë ose Shkodër. Deri në fund të vitit duhet të kemi arritur që mund të udhëtojmë vetëm me kartën e identitetit, u shpreh presidenti serb. 

'Der Standard' i ngriti pyetjen në veçanti për situatën e re krijuar në Kosovë dhe si e pret ai ndryshimin e qeverisjes atje: @Kohët e fundit pati një ndryshim të madh në zgjedhjet e Kosovës. A do të ketë ai ndikim në dialog?'' 

Vuçiç u përgjigj: Kam frikë nga ky ndikim. Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se sa deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.''

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco