Skandali me nxënësit që përshëndesin Turqinë, Kosova dënon ashpër abuzimin e mësuesit

Skandali me nxënësit që përshëndesin Turqinë, Kosova dënon ashpër abuzimin e mësuesit

08:28, 22/10/2019

Ministria e Arsimit e Kosovës reagoi ashpër ndaj rastit, i cili është paraqitur në media, ku shihet një person i rritur, që besohet të jetë arsitmtari dhe disa fëmijë në një shkollë në Prizren, me flamurin e shtetit turk dhe duke bërë përshëndetje ushtarake.

“Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ministria paralajmëroi se gjatë ditës së sotme do të dërgojë inspektorët e arsimit në shkollën në fjalë për të marrë informacione zyrtare rreth këtij rasti, në mënyrë që të kenë informata të sakta për ta adresuar këtë rast dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve.

Ministria ftoi mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë komunitetin, që të reagojnë dhe ta paraqesin çdo rast të abuzimit me fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrojmë fëmijët tanë nga çdo lloj rreziku që iu kanoset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini22/10/2019 10:05

Sa turp. Perpara 140 vjetesh, stergjysherit e tyre u perleshen dhe u gjakosen me hordhite osmane qe donin te shtypnin Lidhjen e Prizrenit dhe t'u falnin trojet shqiptare sllaveve.

opionisti22/10/2019 10:04

duhete te denuar dhe duhete denuar 10 20 vjete burg 3 vjete po deshe nuk lejohete te japim mesuesi mesim per shkolla

Loran shehu22/10/2019 10:02

Fillun kta rraca e keqe fillun me erdoganizmat e nanthoni bashkouni me kta pisa

Shto koment

Denonco