Largohen nga Siria 35 gra dhe fëmijë kosovarë, ndodhen në kufi me Turqinë

Largohen nga Siria 35 gra dhe fëmijë kosovarë, ndodhen në kufi me Turqinë

23:19, 21/10/2019

Numërohen rreth 35 gra dhe fëmijë nga Kosova, që kanë mundur të largohen nga kampet dhe burgjet e Sirisë, drejt qytetit Qamishli në kufi me Turqinë.

Grupi ndodhet në pritje për riatdhesimin në vendlindje duke tentuar kalimin e kufirit për të dalë në Turqi.

Drejtori i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi, i cili ndihmon në riatdhesimin e tyre nga zonat e konfliktit, tregon se në kampet më të mëdha të Sirisë, larg kufirit me Turqinë, dyshohet se gjenden edhe rreth 37 gra e fëmijë të tjerë.

Çfarë po bëjnë institucionet e Kosovës për riatdhesimin e tyre?

Ministria e Punëve të Jashtme nuk i është përgjigjur kësaj pyetje, por ministri i Punëve të Brendshme thotë se qytetarët janë të sigurt atje dhe në kontakt me palën amerikane po presin kryerjen e këtij operacioni.

Funksionimi i palës amerikane e vë në pikëpyetje Elezi, që pas tërheqjes së trupave ushtarake me kërkesë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Elezi tregon se mundësitë më të mëdha për kthimin e tyre ekzistojnë përmes shtetit turk apo edhe autoriteteve kurde.

Në 19 prill, Kosova u bë ndër vendet e para që ktheu shtetasit e vetë nga lufta e ISIS-it, operacion i kryer me përkrahjen e SHBA-ve.

Me këtë rast u paralajmërua edhe kthimi i mbi 80 të tjerëve që mbetën në Siri.

Gjatë 7 viteve të fundit, besohet se më shumë se 400 qytetarë i janë bashkuar luftës së Shtetit Islamik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco