Darkën tradicionale që organizonte Ibrahim Rugova, Thaçi e braktis

Darkën tradicionale që organizonte Ibrahim Rugova, Thaçi e braktis

23:10, 20/10/2019

Është shtruar sot në Prishtinë ajo që njihet si Darka e Lamës. Por këtë vit, atë nuk e organizoi Presidenca e as ndonjë institucion shtetëror.

"Darkën e Lamës" e organizonte për çdo fillimvjeshtë ish-Presidenti historik Ibrahim Rugova, ndërsa traditën e tij e vazhduan edhe presidentë të tjerë, përfshirë edhe Atifete Jahjagën.

Por këtë vit "Darkën e Lamës" e organizoi Kisha Protestante.

Atë nuk e organizoi as Presidenca, e as nuk ishin të pranishëm ndonjë nga liderët e shtetit, shkruan Expresss.

"Darka e Lamës" është festë pagane e vjetër, që shënon mbarimin e verës e fillimin e dimrit dhe kur mblidhen bereqetet.

Quhet e Lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “darka e fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj, kryesisht të grurit.

Lama po ashtu ka qenë vend gravitues i solidaritetit dhe reciprocitetit mes fshatarëve shqiptarë, duke ndihmuar njëri-tjetrin me fuqi punëtore. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco