Zgjedhjet në Kosovë/ Avancon procesi, rinumërohen 265 vendvotime

Zgjedhjet në Kosovë/ Avancon procesi, rinumërohen 265 vendvotime

18:01, 20/10/2019

Në Qendrën e Numurimit të votave është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve, për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Deri në orën 16:00 të ditës së sotme janë rinumëruar gjysma e vendvotimeve.

Sipas të dhënavë të së dielës, janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.

“Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka përfunduar Elezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco