Policia serbe ndalon dy anëtarë të FSK-së, reagon zv/ministri i Mbrojtjes

Policia serbe ndalon dy anëtarë të FSK-së, reagon zv/ministri i Mbrojtjes

23:22, 19/10/2019

Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka reaguar pas ndaljes së dy pjesëtareve të FSK’së nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje, të cilët, sipas Gazetës Express, janë liruar pas disa orësh.

Sipas Ramadanit, Serbia po vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së duke ndaluar me orë të tëra pa asnjë arsye.

“Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim”, shkruan Ramadani.

Ai gjithashtu siguroi se me këto veprime nuk mund të arrihet asnjë qëllim.

“Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”, ka thënë Burim Ramadani.

Zv/ministri në detyrë shton se, Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën, por vetëm po maltreton serbët e Kosovës.

“Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm”, është shprehur zv. ministri në detyrë, Ramadani.

Image

Ende nuk dihen shkaqet dhe arsyet se pse dy pjesëtarët e FSK-së u arrestuan e më pas liruan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco