Si u manipuluan votat/ Politikani serb publikon faktet

Si u manipuluan votat/ Politikani serb publikon faktet

21:54, 18/10/2019

Kryetari i partisë serbe të Kosovës, SLS, Sllobodan Petroviç, i ftuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, është shprehur se, zgjedhjet e mbajtura në 6 tetor nuk mund të quhen kurrësesi zgjedhje, mbi të gjitha në zonat me shumicë serbe.

Ai ka publikuar fakte, sipas të cilit, vërtetojnë manipulimin e votave nga Lista Serbe.

Ai thotë se rezultatet për subjektin e tyre kanë arritur ta mësojnë vetëm nga mediat pasi komisionerët e partisë nuk i kanë raportuar, çka i shton dyshimet për manipulime, përcjell Telegrafi.

Kryetari i SLS-së thotë se partia e tij ka dyfishë më shumë anëtarë që mund të verifikohen edhe fizikisht ndërsa në zgjedhje ka marrë vetëm 2500 vota.

Ai ka thënë se ka pasur raste kur në një vendvotim ku ka votuar kandidati ynë për deputetë dhe familja e tij, SLS nuk ka asnjë votë.

“Si mund të bindësh dikë që ai personalisht nuk e ka votuar vetën për deputet”.

Petroviq ka prezantuar edhe një formular që thotë se e ka siguruar përmes komisionerëve të partive tjera, ku të gjitha votat e subjekteve politike i regjistrohen Listës Serbe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco