Tragjedi e dyfishtë/ I riu katër ditë i zhdukur, i vdes edhe babai

Tragjedi e dyfishtë/ I riu katër ditë i zhdukur, i vdes edhe babai

21:24, 18/10/2019

Një familje shqiptare në Lipjan të Kosovës është goditur nga një tragjedi e dyfishtë brenda pak ditësh.

Katër ditë pasi Shqipdon Aliu, 23 vjeç, ishte zhdukur, ka humbur jetën edhe babai i tij.  

Shqipdoni ishte nisur të dielën me furgon për në Prishtinë për të takuar të dashurën e tij, por që nga ai moment nuk ka asnjë informacion për të.

23-vjecari donte që nusen e tij të ardhshme ta njihte me babain e tij Nevzat Alija, i cili po vuante nga kanceri. Por, që nga ajo ditë nuk dihet se ku ndodhet i riu nga Gadimja.

Familjarët thanë se Shqipdoni asnjëherë nuk ka sjellë probleme në shtëpi. Ai ishte djalë i qetë, thotë edhe menaxheri i lokalit, ku qëndronte shpesh 23-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco