Pas numërimit të votave të diasporës VV thellon fitoren, NISMA nuk arrin të kalojë pragun

Pas numërimit të votave të diasporës VV thellon fitoren, NISMA nuk arrin të kalojë pragun

08:53, 17/10/2019

Qendra për Numërim e Rezultate ka përfunduar numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur me postë nga jashtë Kosovës.

Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numri zyrtar i votave të vlefshme nga diaspora është 13 mijë e 241, ndersa pjesa tjetër kanë qenë vota të pavlefshme.

Nga 13241 vota giithsejtë të verifikuara dhe numëruara, VV ka marrë 7030, LDK 2158, PDK 2139, Nisma-AKR-PD 916 kurse AAK-PSD ka marrë 555 vota nga diaspora.

Pas numërimit të votave të ardhura nga jashtë, VV-ja thellon diferencën nga LDK-ja, ndërsa e Nisma mbetet në kufi të pragut elektoral.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco