Reagoi për një fotografi me flamurin shqiptar, Ambasada britanike tallet me Vuçiçin

Reagoi për një fotografi me flamurin shqiptar, Ambasada britanike tallet me Vuçiçin

19:18, 16/10/2019

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dalë me një deklaratë pas reagimit rreth një fotografie të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb kishte reaguar për një fotografi në të cilën shihen ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ajo çfarë e kishte penguar presidentin serb kishte qenë flamuri shqiptar në prapavijë, shkruan Telegrafi.

“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe: Në cilat zgjedhje dhe shtet ka fituar Kurti dhe partia e tij, dhe flamuri i cilit shtet është ai pranë të cilit Ekselenca juaj jeni fotografuar me Kurtin? Do të vazhdojë t’iu pyes derisa të marrë përgjigje”, shkroi në Twitter presidenti serb.

Image

Por nuk ka munguar përgjigja e Britanisë së Madhe në Kosovë. 

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me aktorë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco