'Nëse i njihni në Suharekë ato nënë e bijë, i thoni se ...': Labinoti bën aktin human për të voglën që i shkoi në derë

'Nëse i njihni në Suharekë ato nënë e bijë, i thoni se ...': Labinoti bën aktin human për të voglën që i shkoi në derë

08:39, 16/10/2019

Një nënë dhe vajza e saj nga Suhareka, kanë shkuar dhe kanë trokitur në derën e deputetit Labinot Tahiri për të kërkuar ndihmë, pasi nuk ishin në gjendje të paguanin qeranë e shtëpisë ku jetonin.

Gruaja dhe vajza qëndronin të ulura në portën e jashtme të shtëpisë së Labinotit, i cili ka vendosur të bëjë gjestin fisnik për to. Duke qenë se ai nuk i ka takuar personalisht, deputeti ka kërkuar ndihmën e miqve në Instagram për të ditur emrin e gruas që i kërkoi ndihmë dhe për ta ndihmuar.

Ai është shprehur se nuk do të paguajë një muaj por 10 muaj qira të shtëpisë ku banojnë nënë e bijë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mirëmengjesi shpirtêra të mirë! Kjo nanë me këtë vajzë nga Suhareka, ka dy ditë që vjen tek shtëpia ime! Videon e ka realizuar djali im Eltoni qysh në mêngjes! Kjo nanë ka kêrkuar që të i'a paguaj qeranë, por nuk ka lënë emrin e saj! Njêri rast nga shumë raste të ndryshme të cilët rrethojnë shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve bujar! Për ta kaluar dimrin me vajzën, i thoni se do të ia paguaj qeranë ose dikush atje nga Suhareka nëse e takoni apo e njifni le ta merr pêrsiper dikush që mos të mbetet jashtë baneses. Pêr 10 muaj pages, jam i gatshëm nga Fondacioni i përbashkët me popullin që kam, të ia paguaj qeranë! #Jasht #Kuvendit, me mision për të i ndaluar lotët e nanave, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

A post shared by INFO REZ- Berati 044837377 (@labinottahiriofficial) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco