Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:12, 16/10/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Përfundon mbledhja e ministrave të jashtëm/ Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë

Ka përfunduar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku duket se nuk është arritur dakordësimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/287255/perfundon-mbledhja-e-ministrave-te-jashtem-nuk-ka-hapje-negociatash-per-shqiperine/

 

Basha: Shqipëria është në një udhëkryq të pamerituar, por bashkë do t'ia dalim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, i kërkoi sërish miqve gjermanë që të bëjnë çka është e mundur që Shqipëria të hapë rrugën e integrimit, bllokuar prej keqqeverisjes së Rilindjes.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/287279/basha-shqiperia-eshte-ne-nje-udhekryq-te-pamerituar-por-bashke-do-t-ia-dalim/

 

Çelja e negociatave/ Meta 'thumbon' Ramën: Nuk arrihet me lobime, por me zbatim reformash

I ftuar në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, presidenti Ilir Meta, duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, u shpreh prerazi se ky është një projekt i papërmbushur, teksa “thumboi” dhe kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se ky proces arrihet vetëm me zbatimin e reformave dhe jo me lobime.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/287295/celja-e-negociatave-meta-thumbon-ramen-nuk-arrihet-me-lobime-por-me-zbatim-reformash/

 

Negociatat/ Imami: Film serial! Shkaktar Rama në opozitë dhe tani në qeveri

Dështimi i hapjes së negociatave ka një fajtor, kryeministrin Edi Rama.

Kështu mendon ish-deputeti dhe ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/287316/negociatat-imami-film-serial-shkaktar-rama-ne-opozite-dhe-tani-ne-qeveri/

 

Dade sfidon Ramën: Nëse je europianist, siç prezantohesh, duhet të kishe ikur prej kohësh nga PS

Ish-ministrja e Jashtme dhe ish deputetja socialiste, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, është shprehur ndër të tjera se, kryeministri Edi Rama duhet të ishte larguar prej kohësh nga Partia Socialiste.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/287333/dade-sfidon-ramen-nese-je-europianist-sic-prezantohesh-duhet-te-kishe-ikur-prej-kohesh-nga-ps/

 

Gjesti i turpshëm i Borschardt/ Reagon Këshilli i Ambasadorëve: Presim marrjen e masave përkatëse

Pas gjestit të turpshëm të ambasadorit të OSBE Berndt Borschardt karshi protestuesve të “Unazës së Re”, vjen edhe reagimi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/287226/gjesti-i-turpshem-i-borschardt-reagon-keshilli-i-ambasadoreve-presim-marrjen-e-masave-perkatese/

 

Vrasja e të fortit të Vlorës, pse dyshohet shoku i qelisë si ekzekutues

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave. Ata dyshojnë se vrasësi është një ish shok qelie i “faqedjegurit” dhe që ka dorë në të paktën katër atentate, dy në Durrës dhe dy në Vlorë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/287236/vrasja-e-te-fortit-te-vlores-pse-dyshohet-shoku-i-qelise-si-ekzekutues/

 

Atentati në Durrës/ Detajet: Makina përdoret nga kreu i Këshillit Bashkiak

SYRI TV ka siguruar detaje të reja në lidhje me atentatin e një natë më parë, i regjistruar në qytetin e Durrësit ku drejt automjetit të 29 vjeçarit me inicialet I.B, 29 vjeç, është qëlluar me armë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/287235/atentati-ne-durres-detajet-makina-perdoret-nga-kreu-i-keshillit-bashkiak/

 

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë/ Pritet nga Këshilli për Siguri Kombëtare

Të martën, kandidatja e LDK’së për kryeministre Vjosa Osmani, ka realizuar një vizitë befasuese në Shtëpinë e Bardhë, ku është pritur nga zyrtarë të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/287331/vjosa-osmani-vizite-zyrtare-ne-shtepine-e-bardhe-pritet-nga-keshilli-per-siguri-kombetare/

 

Trump mer masa kundër Turqisë, sanksionet zyrtarisht në fuqi

Presidenti i SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë si rezultat i ofensivës ushtarake turke në Siri.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/287231/trump-mer-masa-kunder-turqise-sanksionet-zyrtarisht-ne-fuqi/

 

Hysaj te Roma? Flet agjenti i lojtarit: Për të mirën e të gjithëve, ne duhet të fillojmë…

Elseid Hysaj ishte pranë largimit nga Napoli në merkaton e verës, por nuk u arrit asnjë marrëveshje me ekipet e interesuara për mbrojtësin.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/287350/hysaj-te-roma-flet-agjenti-i-lojtarit-per-te-miren-e-te-gjitheve-ne-duhet-te-fillojme-hellip/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco