Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë/ Pritet nga Këshilli për Siguri Kombëtare

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë/ Pritet nga Këshilli për Siguri Kombëtare

22:04, 15/10/2019

Të martën, kandidatja e LDK’së për kryeministre Vjosa Osmani, ka realizuar një vizitë befasuese në Shtëpinë e Bardhë, ku është pritur nga zyrtarë të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Me anë të një postimi në Facebook ,Osmani bëri të ditur se aty është pritur nga John Erath, drejtor për Europë në Shtëpinë e Bardhë.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë”, shkruan Osmani.

“Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shtuar ajo.

Postimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco