Ramush Haradinaj nuk do shërbejë më si deputet i Kosovës

Ramush Haradinaj nuk do shërbejë më si deputet i Kosovës

19:42, 15/10/2019

Ramush Haradinaj, do ta dorëzojë mandatin e deputetit në Kuvend, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë, ditën e sotme gjatë një njoftimi për Gazeta Express, ka thënë se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me PSD’në, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.

Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dorëzuar mandatin e tij të deputetit, pas paknaqësive që atë kohë kishte me punën e këtij institucioni.

“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, arsyetonte Haradinaj largimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco