Gjendet i vdekur në rrugët e kryeqytetit një person

Gjendet i vdekur në rrugët e kryeqytetit një person

20:39, 14/10/2019

Pasditen e sotme, në Prishtinë është gjendur në rrugë nga policia, një person pa shenja jete.

Sipas policisë, rreth orës 18:37 në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë është gjetur viktima që dyshohet të jetë i moshës 57 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco