KQZ vendos pas helmimit: Do numërohen ato vota që nuk janë objekt hetimi

KQZ vendos pas helmimit: Do numërohen ato vota që nuk janë objekt hetimi

21:33, 13/10/2019

Pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme pasditen e sotme.

Kryetarja Valdete Daka, tha se zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për votat e tjera do të dërgohen në QNR dhe janë mbi 15 mijë vota të diasporës.

“Votat që janë vlerësuar që kanë qenë në hapësirën e mbyllur, KQZ ka vendos që këto vota nesër nën përcjelljen e policisë të dërgohen në QNR meqenëse ato vota nuk janë objekt i hetimit…bëhet fjalë për 15 mijë e 500 zarfe që janë vlerësuar dhe verifikuar”, tha Daka.

Për zarfet e ardhura nga Serbia, kryetarja Dala tha se do të mbesin në të njëjtën hapësirë në mënyrë që të mos pengohet hetimi nga ana e policisë.

Ajo tha se do të vazhdohet sipas procedurave, pasi po kryhen hetimet dhe do bëhen vlerësime nëse janë të rrezikshme ose jo.

“Këto zarfe që potencialisht dyshohen se ka ndonjë materie apo çka do qoftë do të mbesin në atë hapësirë që të hetohen nga policia dhe do të ekzaminohet forenzika. Ende nuk dihet asgjë sepse sapo ka filluar vlerësimi i tyre nuk ka arritur të bëhet asnjë punë, pasi të kryhen hetimet dhe vlerësohen a janë të rrezikshme për shëndetin e njërëzve, pastaj do të vazhdohen sipas procedurave” është shprehur ajo.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco