Helmohen dy gra shtatzëna, po numëronin fletët e votimit të ardhura nga Serbia

Helmohen dy gra shtatzëna, po numëronin fletët e votimit të ardhura nga Serbia

19:02, 13/10/2019

Pasi po numëronin kutitë me fletë votimi të ardhura nga Serbia, dy gra shtatzëna janë prekur nga helmimi i ardhur përmes erës kutërbuese të këtyre kutive.

Së bashku me dy gratë shtatzëna, janë edhe shtatë pacientë të shtruar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Gjithsej janë 26 persona që patën simptoma helmimi, pasi po numëronin kutitë me fletë votimi të ardhura nga Serbia.

Gjendja shëndetësore e personave të helmuar, sipas QKUK-së raportohet të jetë stabile.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërorë, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intensitetit të ulët.  Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, thanë për mediat zyrtarë nga ky spital.

Sipas tyre pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

“Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore.  Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar.

Salla ku ndodhen këto zarfe, për momentin është e mbyllur dhe pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me ato të policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco