Krasniqi ngre dyshime për koalicionin e LDK me VV: Po ndikojnë spiunët e ...

Krasniqi ngre dyshime për koalicionin e LDK me VV: Po ndikojnë spiunët e ...

11:11, 12/10/2019

Analisti Faik Krasniqi ka ngritur dyshime të forta mbi një koalicion të LDK me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve në Kosovë. Në një intervistë për "Bota Sot", Krasniqi përmendi dy deklarata, që sipas tij, ngrenë dyshimin se LDK është duke menduar për një koalicion tjetër dhe jo me VV-në.  

“Deklarata e Agim Veliut lenë për të kuptuar se një pjesë e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së janë kundër një koalicioni me Vetëvendosjen. Shtoji kësaj edhe deklaratën e zëdhënësit e LDK-së, ngrenë dyshime se kjo parti është duke menduar për një koalicion tjetër, dhe jo me VV-në fituesin e zgjedhjeve”, u shpreh.

Më tej Krasniqi ka deklaruar se edhe partia e Kadri Veselit ka ndikim në këtë situatë të krijuar së fundi. “Padyshim që PDK ka ndikim në këtë situatë të krijuar, sepse ka spiunët e vet brenda LDK-së, që duan një koalicion me PDK-në.

Edhe KQZ ka filluar të bëjë lojëra të pista me zvarritjen e rinumërimit të votave në 314 vendvotime dhe me mosfillimin e numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht. Por, ndryshimi ndodhi me 6 tetor. Sovrani foli”, deklaroi Krasniqi.

Analisti politik është i mendimit se tentativat për ndryshim të rezultatit përmes pazareve të humbësve, janë shkelje e vullnetit të sovranit: “Çdo tentative për ndryshim të rezultatit përmes pazareve të humbësve, nënkupton shkelje e vullnetit të sovranit. Është shkelje e demokracisë, sepse në demokraci respektohet vullneti i sovranit. Qoftë edhe me një votë përpara, partisë që ka dal e para me Kushtetute i takon mandati për krijimin e Qeverisë”, shprehet Krasniqi.

Krasniqi theksoi se nuk duhet të luhet me sovranin, shkruan gazeta “Bota sot”: “KQZ nuk duhet të bëhet pjesë këtyre pazareve të pista politike. Më mirë të shkohet prapë në zgjedhje.

Në zgjedhje humbësit e dinë se çfarë i gjen. Do të ndëshkohen akoma më keq.

Një porosi për spiunët e Thaçit brenda LDK-sw: "Mos luani me sovranin!”, ka përfunduar Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe13/10/2019 14:26

Komentet shqipe12/10/2019 17:58 Juve te LDKse sduhet te beni lojra per krijimin e qeverise me Albin Kurtin sepse asnje prej jush nuk krahasoheni me burrnine zgjuarsine dhe patriotizmin e tij. Asnjerit prej jush nuk u takon pozicioni i kryeministrit pervecese Albin Kurtit. ASnjeri prej jush nuk ka dal haptaz ne burgjet Serbe kunder Miloshevicit sic ka dal Albin Kurti ne vitet 90. Ai eshte nje hero i gjalle i kombit Shqiptar dhe ne cdo pozicion ta veshtrosh ate ai e meriton qe te jete kryeministri i Kosoves dhe asnje tjeter. Albin Kurti nuk eshte person i korruptuar as nga brenda dhe as me nderkombetaret. Ai eshte patriot, i zgjuar dhe trim dhe mendon se si te zhvilloje Kosoven dhe gjith Kombin Shqiptar si asnje politikan tjeter te koheve te soteme. Albin Kurti ka plan shum te qarte per zhvillimin e Kombit pra do ndikoje seriozisht ne forcimin e faktorit Shqiptar ne Ballkan dhe me gjere dhe keta pleherat e politikes do dalin jasht kohes. Prandaj juve zonja Osmani nuk krahasoheni kurre me Albin Kurtin , me eksperiencen e tij si politikan dhe ne asnje drejtim tjeter. Prandaj Ti zonja Osmani ta kesh per nder te bashkeveprosh me Albin Kurtin. NUk eshte pune vote situata tani sepse Albin Kurti eshte i papermbyseshem me vota. Situata tani eshte qe ti mos te besh pordhe dhe tradhetira ndaj Elektoratit qe te ka dhen voten ty si parti. Nese ben gjera te tilla do te thote qe ti bashke me ata qe i ke rreth vetes pra te LDKs jeni te korruptuar te shitur beni punen e te huajve dhe nuk punoni per ceshtjen kombetare pra Kosoven. Mos perfito nga butesia e Albin Kurtit qe thote qe thot "do bashkeveproj me LDK dhe Vjosa Osmanin per krijimin e qeverise". Gjithashtu ju Zonja Osmani pas zgjedhjeve po rini shum ne qetesi! Pse? Cfar te pengon? Albini duket qe eshte i lire dhe i pakorruptuar nga asnje drejtim. Ti Vosa Osmani mos je sherbetore Si RAMA DHE THACI qe jane te varur nga Sorosi? Po qe keshtu me mire mos u perfshi fare se do digjesh sepse populli nuk duron me.

Shto koment

Denonco