Kërcënimet gjatë fushatës/ Rrëfimi i Osmanit: Njerëz të panjohur hynë në oborr, më frikësuan fëmijët

Kërcënimet gjatë fushatës/ Rrëfimi i Osmanit: Njerëz të panjohur hynë në oborr, më frikësuan fëmijët

22:43, 10/10/2019

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre është shprehur se lajmet të cilat ajo i konsideron të rreme gjatë fushatës zgjedhore, e kanë rrezikuar seriozisht  atë dhe familjen e saj.

Kandidatja Osmani thotë se është kërcënuar nga njerëz të panjohur, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

“Njerëz të panjohur kanë ardhur në oborrin tim dhe m’i kanë frikësuar fëmijët”, ka thënë Osmani.

Kërcënimet kanë ardhur për shkak të disa raportimeve të cilat ajo i konsideron të rreme, se ajo ka punuar në UNMIK ku janë hetuar krimet e luftës, se ka lidhje me rusë dhe se do të jetë dëshmitare në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe i shoqi i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ditë më parë ka shkruar në rrjetet sociale se gruaja e tij dhe e gjithë familja, si dhe LDK-ja kanë qenë cak i sulmeve të lajmeve të rreme dhe propagandës gjatë gjithë fushatës.

Prindon Sadriu ka fajësuar PDK-në dhe Vetëvendosjen që i kanë sponsorizuar këto lajme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe12/10/2019 17:58

Juve te LDKse sduhet te beni lojra per krijimin e qeverise me Albin Kurtin sepse asnje prej jush nuk krahasoheni me burrnine zgjuarsine dhe patriotizmin e tij. ASnjerit prej jush nuk u takon pozicioni i kryeministrit pervecese Albin Kurtit. ASnjeri prej jush nuk ka dal haptaz ne burgjet Serbe kunder Miloshevicit sic ka dal Albin Kurti ne vitet 90. Ai eshte nje hero i gjalle i kombit Shqiptar dhe ne cdo pozicion ta veshtrosh ate ai e meriton qe te jete kryeministri i Kosoves dhe asnje tjeter. Albin Kurti nuk eshte person i korruptuar as nga brenda dhe as me nderkombetaret. Ai eshte patriot, i zgjuar dhe trim dhe mendon se si te zhvilloje KOsoven dhe gjith kombin Shqiptar si asnje politikan tjeter te koheve te soteme. Albin Kurti ka plan shum te qarte per zhvillimin e Kombit pra do ndikoje seriozisht ne forcimin e faktorit shqiptar ne Ballkan dhe me gjere dhe keta pleherat e politikes do dalin jasht kohes. Prandaj juve zonja Osmani nuk krahasoheni kurre me Albin Kurtin , me eksperiencen e tij si politikan dhe ne asnje drejtim tjeter. Prandaj Ti zonja osmani Ta kesh per nder te bashkeveprosh me albin kurti. NUk eshte pune vote situata tani sepse Albin Kurti eshte i papermbyseshem me vota. Situata tani eshte qe ti mos te besh pordhe dhe tradhetira ndaj Elektoratit qe te ka dhen voten ty si parti. Nese ben gjera te tilla do te thote qe ti bashke me ata qe i ke rreth vetes pra te LDKs jeni te korruptuar te shitur beni punen e te huajve dhe nuk punoni per ceshtjen kombetare pra kosoven. Mos perfito nga butesia e Albin Kurtit qe thote qe thot do bashkeveproj me LDK dhe vjosa osmanin per krijimin e qeverise. Nuk eshte koha me u marre me fjale te kota jo mu futen josmu futen ne oborr, jo ma beri ky jo ma beri ai. Nuk eshte albin kurti qe i kercenon te tjeret dhe i ben keto gjera. Kurti nese ka thene dicka do thot qe eshte shum e vertete dhe jo llafe koti. Pastaj juve ne kosove te gjithe i keni me havlli pra me mure te rethuara shtepite keshtuqe ajo dera jote hapur rri ter kohen sepse ti je person publik dhe ke njeres qe te duan dhe ste duan per ato qe thua. Keshtuqe shiko familjen moj zonje e mos e le deren hapur sepse kjo bote ka lloj lloj njeriu dhe pastaj ja le fajin Albinit. Zonja Osmani Pas zgjedhjeve po ri shum ne qetesi! Cfar te pengon ty moj zonja Osmani sepse Albini duket qe eshte i lire dhe i pakorruptuar nga asnje drejtim. Ti Vosa Osmani mos je Sherbetore Si RAMA DHE THACI qe jane te varur nga Sorosi? Po qe keshtu me mire mos u perfshi fare se do digjesh sepse populli nuk duron me.

Shto koment

Denonco