Ambasada amerikane deklaratë mbi vizitën e Grenell në Prishtinë dhe Beograd

Ambasada amerikane deklaratë mbi vizitën e Grenell në Prishtinë dhe Beograd

18:21, 10/10/2019

Deklarata e ambasada amerikane, pason vizitën e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të mërkurën në Prishtinë dhe të enjtën në Beograd.

“Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë duke shikuar nga e ardhmja” I Dërguari  Special i Presidenti Donald Trump për Negociatat e Paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Richard Grenell, vizitoi për herë të parë Prishtinën dhe Beogradin pasi mori këtë detyrë.

Grenell u takua dje me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Ambasada Amerikane përmes një komunikate për media u deklarua se beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme.

“Qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja.”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Takimi i djeshëm Grenell– Thaçi, ishte i fokusuar në arritjen e marrëveshjes së paqes në mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati amerikan shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje.

Ndërsa, sot me të arritur në Beograd Grenell u shpreh se populli i Serbisë dhe Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco