Fillon rinumërimi i votave në vendvotimet e caktuara, ja kujt komunave u përkasin

Fillon rinumërimi i votave në vendvotimet e caktuara, ja kujt komunave u përkasin

17:43, 10/10/2019

Pak momente më parë, ka filluar rinumërimi i votave në vendvotimet ku u shpërndanë formularët me gabime, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e mërkurë,  mori vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve.  10 nga këto vendvotime do të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, ndërsa 304 vendvotime të tjera do të rinumërohen po ashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve.

Qëllimi i rinumërimit, ka qenë qartësimi dhe prezantimit të gjendjes së saktë të kutive të votimit, KQZ-ja ka vendosur për këtë rinumërim.

Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, saktësia e procesit është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, në mënyrë që çdo votë të respektohet.

Sa për të informuar dhe qytetarët – procedura e QNR-së është e tillë që nuk lejon asnjë Formular të Rezultateve të kalojë (të procedohet si i rregullt) nëse nuk përputhen votat e subjekteve me votat e kandidatëve.

Kjo do të thotë se nëse subjekti politik nuk ka vota dhe kandidatët kanë vota apo anasjelltas, atëherë formulari nuk procedohet si i rregullt dhe shkon në auditim.

Gjatë auditimit kontrollohen të gjitha këto raste dhe mbi bazën e të gjeturave nga auditimi, QNR-ja rekomandon KQZ-në që vendvotimet të cilat kanë probleme të kësaj natyre të rinumërohen.

Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skënderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco