I dërguari i Trump viziton sot Kosovën

I dërguari i Trump viziton sot Kosovën

08:31, 09/10/2019

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, do të qëndrojë të mërkurën në Kosovë.

Në agjendën mediale të Presidencës së Kosovës thuhet se Grenell do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Grenellin - ambasador i SHBA-së në Gjermani - të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi, më 4 tetor.

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun.

Bashkimi Evropian po ashtu pritet të emërojë të dërguarin e tij, që do të merret me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco