Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:21, 09/10/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Tjetër 'shuplakë' për Ramën nga Holanda/ Gazeta: Europoli s’funksionon në një vend ku drejton krimi

Holanda prej kohësh është shprehur skeptike lidhur me negociatat, kryesisht për Shqipërinë, pasi konsideron se nuk ka bërë progres në reformat e kërkuara. Por përveç qeverisë dhe parlamentit në Holandë, kryeministri Edi Rama duhet të merret edhe me gazetat holandeze.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/285635/tjeter-shuplake-per-ramen-nga-holanda-gazeta-europoli-sfunksionon-ne-nje-vend-ku-drejton-krimi/

 

Fevziu: Kapja e mediave nga qeveria, kriminale

I pyetur nga moderatori i emisionit "Çim Peka LIVE", se si është gjendja e medias sot në Shqipëri?, duke iu referuar edhe sulmeve të qeverisë ndaj Syri.net dhe Syri TV, gazetari Blendi Fevziu është shprehur se, kapja e medias nga qeveria, është kriminale.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/285622/fevziu-kapja-e-mediave-nga-qeveria-kriminale/

 

Meta mesazh të rinjve: Mos u largoni, Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një bashkëbisedim me studentët në Tiranë i këshilloi ata që të mos largohen nga vendi sepse jo vetëm që atdhe nuk do të gjejnë kudo që shkojnë, por edhe sepse Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/285579/meta-mesazh-te-rinjve-mos-u-largoni-shqiperia-ka-diell-per-te-gjithe/

 

‘Refuzuan të firmosnin për klanin mafioz të peshkaqenëve Rama!’

Ish-kryeministri Berisha në një shënim në profilin e tij në facebook duke komentuar dorëheqjet e drejtuesve në Hipotekën e Vlorës të ndodhura në seri gjatë ditës së sotme, shkruan se shkak për këto dorëheqje është bërë fakti se këta të fundit kanë refuzuar të firmosin grabitjen e pronave në bregdet nga klani mafioz i peshkaqenëve Rama.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/285545/refuzuan-te-firmosnin-per-klanin-mafioz-te-peshkaqeneve-rama/

 

Meta: Rama nuk bashkëjeton dot me demokracinë, pluralizmin dhe zgjedhjet e lira

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i pranishëm në Estoni gjatë një interviste për televizionin shtetëror estonez, foli ndër të tjera edhe për marrëdhëniet me Edi Ramën dhe marrëdhëniet e këtij të fundit me demokracinë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/285536/meta-rama-nuk-bashkejeton-dot-me-demokracine-pluralizmin-dhe-zgjedhjet-e-lira/

 

Vetëvendosja e para, ja sa vota kanë marrë të gjitha partitë

Është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën këtë të dielë në Kosovë.

Sipas rezultatatit përfundimitar, fitues në këto zgjedhje është shpallur Lëvizja Vetëvendosje, me 25.48 për qind të votave, ose 202 968 vota në total.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/285538/vetevendosja-e-para-ja-sa-vota-kane-marre-te-gjitha-partite/

 

Çfarë nuk pëlqen Blendi Fevziu te Albin Kurti dhe një 'këshillë' për liderin e Vetëvendosjes

Gjatë intervistës së tij në "Çim Peka LIVE" në Syri TV, gazetari i njohur Blendii Fevziu, teksa komentoi zgjedhjet e së dielës në Kosovë dhe rezultatin e dalë prej tyre, ka dhënë edhe disa "këshilla" për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/285609/cfare-nuk-pelqen-blendi-fevziu-te-albin-kurti-dhe-nje-keshille-per-liderin-e-vetevendosjes/

 

Kokainë nga Ekuadori drejt Shqipërisë, media greke: U zbulua nga një telefonatë anonime. Kush e porositi

Media greke “Kathimerini” ishte media e parë që raportoi me një shkrim të gjatë për kokainën e kapur në Portin e Pireut dhe që kishte si destinacion portin e Durrësit. Ditën e sotme ajo ka zbardhur të gjithë skemën e trafikut të drogës, ndërsa thekson se katër persona janë vënë në pranga në Greqi.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/285501/kokaine-nga-ekuadori-drejt-shqiperise-media-greke-u-zbulua-nga-nje-telefonate-anonime-kush-e-porositi/

 

BE thirrje Johnson: Ndalo së luajturi lojën 'idiote' se fajin e ka Brexit

Bashkimi Evropian akuzoi Britaninë se po luante një "lojë të rreptë fajësie" ndaj Brexit të martën, pasi një burim i Downing Street, tha se një marrëveshje ishte në thelb e pamundur sepse kancelarja gjermane Angela Merkel kishte bërë kërkesa të papranueshme.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/285564/be-thirrje-johnson-ndalo-se-luajturi-lojen-idiote-se-fajin-e-ka-brexit/

 

Shtohen problemet te Reali, edhe një tjetër lojtar kërkon largimin

Situata pakënaqësie kanë filluar të shfaqen te Real Madridi.

Pas Gareth Bale, edhe një tjetër futbollist po mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/285665/shtohen-problemet-te-reali-edhe-nje-tjeter-lojtar-kerkon-largimin/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco