'20 vjet u shku zhag veç për pushtet'/ Zyrtari i AAK-së: Kam me ja nxi jetën

'20 vjet u shku zhag veç për pushtet'/ Zyrtari i AAK-së: Kam me ja nxi jetën

23:01, 08/10/2019

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve në vend, ka folur për rolin e deputetëve të partisë së tij në momentin që do të krijohet qeveria e re.

Në një intervistë për televizionin publik, RTK, ai është shprehur se, edhe nëse partia e tij nuk e ndjek ai do të përkujdeset që ti kujtojë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se posti i kryeministrit nuk është një detyrë e lehtë.

“Roli jonë do të jetë konstruktiv, nuk do të jemi si Vetëvendosje. Edhe kur është mirë edhe kur është keq me kundërshtu. Për gabime nuk kemi me ja nda hiq, edhe nëse nuk bën partia jemë une kam mu përkujdes me ja nxi jetën në Qeveri. Me ii nejt gati që kur të jetë tu hangar mish, me i thanë që osht tu hangar mish. Edhe me i thanë nëse është tu pi vene 15 euro me i thanë është ma shtrejtë. Kam me ja nxi jetën. 20 vjet u shku zhag vec për pushtet, se ka ba kurgjo, vec për pushtet”, është shprehur Bekë Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe09/10/2019 21:53

PO te isha ne vend te Albin Kurtit une ty Beke Berisha te bej cirk. Ti ve 5 spiuna mbrapa dhe sa ta besh gabimin me te vogel ti lidhi duart edhe kembet dhe te fus brenda. Sa ta besh kercenimin me te vogel te fus direkt brenda. Ti qenke nje inatcor ekstremist. PO juve qe keni ne pushtet gjith ato vite Bashk me Hashim Tradhetarin ca keni bere? Qe 20 vite me qindra mijera Shqiptar e kan lene Kosoven dhe dhjetra e qindra Shqiptar jan vrare. Eshte hera e pare qe e degjoj Albin Kurtin por ai duket nje patriot tejet i math shume i zgjuar, jo extremist si puna jote por mendon se si e si gjat qeverisjes se tij si te punoje per popullin e vet. Elektorali qe ju zgjedh juve nuk jua jep voten te jeni inatcore extremist kundra kolegut tuaj pavarsisht se eshte i nje partie tjeter sepse ai eshte shqiptar ne fund te fundit. Populli jep voten qe ju se bashku te punoni per te miren e vendit dhe jo te jeni armiq me njeri tjetrin sepse keshtu sben dot detyren ne interes te kombit sepse gjerat nuk jan ne regull. Albin Kurti e meriton te jet drejtues per gjith Kombin Shqiptar prandaj mos te vij inat qe ai do bej pune me te mire se juve qe patet pushtetin dhe dolet te deshtuar ne cdo aspekt. SHUT UP kete do besh ti ose do ta nxije populli ty ashtu sic po te shkruajme edhe ne qe se njofim fare Albin Kurtin. Ne mendojme qe Albin Kurt e meriton te drejtoj Kosoven sepse ai duket me i zgjuar se cdo politikan Shqiptar. Po pse cfar kujton ti Beke Berisha se Albin Kurti eshte njeri pa njeri qe ti e kercenon?

Shto koment

Denonco