I besuari i presidentit Trump, të mërkurën mbërrin në Kosovë

I besuari i presidentit Trump, të mërkurën mbërrin në Kosovë

22:54, 08/10/2019

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, do të qëndrojë të mërkurën në Kosovë.

Në agjendën mediale të Presidencës së Kosovës thuhet se Grenell do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, sipas Rel.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Grenellin ambasador i SHBA-së në Gjermani, të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi, më 4 tetor.

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun.

Bashkimi Evropian po ashtu pritet të emërojë të dërguarin e tij, që do të merret me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco