Fevziu në 'Çim Peka LIVE': Me Isa Mustafën, LDK nuk do të kishte të njëjtin sukses

Fevziu në 'Çim Peka LIVE': Me Isa Mustafën, LDK nuk do të kishte të njëjtin sukses

20:13, 08/10/2019

I ftuar në “Çim Peka LIVE” në Syri TV, gazetari i njohur Blendi Fevziu ka komentuar zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e dala prej tyre.

Sipas tij, fitorja e Vetëvendosjes dhe LDK-së erdhi edhe si pasojë e konsumimit të partive në qeverisje.

“Ka një konsumim të partive që kanë qeverisur. PDK ka qeverisur për 12 vjet. Largimi i themeluesit, me një tjetër, kemi shembullin e PD ku largimi i Berishës dha efektet e saj. PDK kishte një humbje me largimin e Hashim Thaçit. Kemi të bëjmë edhe një lodhje të njerëzve me pushtetin.

Me Isa Mustafën LDK nuk do të kishte të njëjtin rezultat. Më kanë habitur shifrat dhe mbështetja për Vjosa Osmanin. Shpreh keqardhjen për mos prezencën në parlament të Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit”, u shpreh Fevziu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco