Çfarë nuk pëlqen Blendi Fevziu te Albin Kurti dhe një 'këshillë' për liderin e Vetëvendosjes

Çfarë nuk pëlqen Blendi Fevziu te Albin Kurti dhe një 'këshillë' për liderin e Vetëvendosjes

20:17, 08/10/2019

Gjatë intervistës së tij në "Çim Peka LIVE" në Syri TV, gazetari i njohur Blendii Fevziu, teksa komentoi zgjedhjet e së dielës në Kosovë dhe rezultatin e dalë prej tyre, ka dhënë edhe disa "këshilla" për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sipas Fevziut, është e vështirë të ruash staturën e opozitarit kur vjen në pushtet.

"Ka disa teza tipike majtiste, që janë provuar dhe kanë rezultuar një dështim spektakolar. Kryesisht në ekonomi. Rritja e taksave do të jetë problematike. Duhet të jetë i kujdesshëm, por shpresoj që të jetë një kryeministër i ndershëm", u shpreh Fevziu..

"Është shumë e vështirë të ruash statujën e opozitarit kur je në pushtet. Kjo do ta bëjë Albin Kurtin shumë të kujdesshëm", do të shtonte gazetari dhe moderatori i "Opinion". /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco