Deputetët në Kuvendin e Kosovës sipas përqindjeve të fituara nga partitë politike

Deputetët në Kuvendin e Kosovës sipas përqindjeve të fituara nga partitë politike

18:36, 08/10/2019

Numërimi i të gjitha votave në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ka përfunduar.

Publikimi i rezultatit të zgjedhjeve, shpallë fitues Lëvizjen Vetëvendosje me 25,49 për qind të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 24,82 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës që ka mbledhur 21,24 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate në koalicion, së bashku kanë mbledhur 11,57 për qind të votave të përgjithshme.

Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind, duke mbledhur kështu 4,96 për qind të votave.

Ajo që vlen të theksohet është se ende nuk është bërë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë, por që nuk pritet të ketë ndryshim të madh në rezultate.

Sipas këtyre përqindjeve të fituara në zgjedhje, në Kuvendin e Kosovës do të kemi 5 parti shqiptare, duke llogaritur 3 partitë e mëdha dhe koalicionin AAK – PSD.

Bazuar në votat e fituara, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 30 ose 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të ketë një deputet më pak, 29 ose 30 sosh.

Partia Demokratike e Kosovës, do t’i ketë 25 ose 26 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa koalicioni AAK – PSD pritet t’i ketë 14 deputetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco