'Rinumërim i të gjitha votave', PZAP hedh poshtë ankesat e subjekteve politike

'Rinumërim i të gjitha votave', PZAP hedh poshtë ankesat e subjekteve politike

17:51, 08/10/2019

Ankesat dhe kërkesat nga PDK-ja, LDK-ja e koalicioni Nisma-AKR-PD për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit, u hodhën poshtë, si të palejuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë, (PZAP).

Në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019 “Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga Subjektit Politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga Subjekti Politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të Urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për ti quajtur si të palejuara ankesat e lartë theksuara”, thuhet në njoftim.

Pas numërimit të të gjitha votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 25.49 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 21,24 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.57 për qind dhe Lista Serbe me 6.62 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco