Diplomati i njohur në Syri TV: Ideja e korrigjimit të kufijve, një fëmijë i vdekur në barkun e nënës që dëshiroi ta lindte

Diplomati i njohur në Syri TV: Ideja e korrigjimit të kufijve, një fëmijë i vdekur në barkun e nënës që dëshiroi ta lindte

16:26, 08/10/2019

Diplomati i njohur në Syri TV: Ideja e korrigjimit të kufijve, një fëmijë i vdekur në barkun e nënës që dëshiroi ta lindte

Gjatë intervistës së tij në Syri TV diplomati i njohur Mal Berisha është shprehur i bindur se, ideja e korrigjimit është një plan i vdekur, që nuk mund të ringjallet.

“Për mua ideja e korrigjimit të kufijve ka qenë një fëmijë i vdekur në barkun e nënës që dëshiroi ta lindte. Nuk besoj se ka patur vullnet të qartë të SHBA për rikorrigjim të kufijve. Unë mendoj se, ndryshimi i kufijve të Kosovës është një plan i vdekur, që nuk mund të ringjallet”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, të dy fituesit e zgjedhjeve, si Albin Kurti ashtu edhe Vjosa Osmani, janë shprehur hapur kundër këtij plani.

“Vjosa Osmani ka lindur në Mitrovicë. Ajo është dëshmitari më i besueshëm i asaj që ka ndodhur në Kosovë. Ka provuar disa herë depërtimin dhe trysninë e tmerrshme ndaj familjes së saj para dhe gjatë luftës. Ka arsimin e duhur, unë kam besim tek ajo. Të dy kanë një platformë që nuk le shteg për dyshime. Prandaj dhe u votuan”, u shpreh në Syri TV, Mal Berisha. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco