VIDEO/ 'Kosova bëri zgjedhje fantastike, Shqipëria është zero!' Ndiqni qytetarët në SYRI TV

VIDEO/ 'Kosova bëri zgjedhje fantastike, Shqipëria është zero!' Ndiqni qytetarët në SYRI TV

11:33, 08/10/2019

Qytetarët në Tiranë i kanë vlerësuar me nota pozitive, zgjedhjet në Kosovë dhe i kanë kërkuar politikës që të marrë shembull nga shteti i dytë shqiptar, që brenda 48 orësh i dha fund procesit dhe nxori fituesin. Gazetarja Dea Dervishi e SYRI TV ka marrë disa opinione nga qytetarët në Tiranë, por edhe kosovarë që banojnë këtu dhe opinionet e tyre qenë interesante tek i bënin krahasimin mbi aftësinë e dy shteteve të shqiptarëve për të organizuar zgjedhje demokratike.

“Të jashtëzakonshëm, - tha një zonjë për gazetaren Dervishi. – Le t’i bëjë edhe Shqipëria ashtu siç bëri Kosova. Në qoftë se shqiptarët duan të bëjnë zgjedhje,  aty ku hidhet vota, aty dhe të bëhet numërimi. Siç bëhet në çdo vend të botës. Për mua ishin zgjedhje fantastike!”

Gazetarja: Po demokracia në Shqipëri, si ju duket, në krahasim me në Kosovë?

Zonja: Janë më të lirshëm ata se ne shqiptarët. Kështu që mua më duket se demokracia është më mirë atje.

Një zotëri:  Ata janë tamam shtet. Nuk janë si këtu tek ne, ku e kanë mendjen për të vjedhur. Shiko numërimin: ata i mbarojnë brenda një nate, kurse këta...se do bëhen ato batakçillëqet, kthe andej e kthe këtej. Ja kjo është Shqipëria, demokracia është si në rënie., qoftë fjala e lirë, qoftë të gjitha.

Një djalë: Për Shqipërinë mund të them se nuk është demokracia që prisja.

Gazetarja: Po procesi zgjedhor?

Djali: Unë kam që 18 vjeç që nuk votoj, kështu që...Nuk ka vërtetësi vote. Ndërrohet edhe në sekondën e fundit. Ai furgoni plot me vota.... Ndërrohet në sekondën e fundit.

Gazetarja pyet një zotëri: Çfarë mendimi keni për demokracinë në Kosovë në krahasim me demokracinë në Shqipëri?

Zotëria: “Ata janë shumë më demokratë nga ne.”

Një zonjë: Gjithmonë të rregullta i kanë bërë zgjedhjet në Kosovë.  Këtu historikisht, asnjëherë të rregullta.

Gazetarja: Pse ndodh kjo?

Zonja: Prej klasës politike.

Një zotëri:  Mendimi për zgjedhjet në Kosovë është shumë pozitiv. E nxorën rezultatin shumë shpejt. Pa probleme, pa incidente.  Në krahasim me Shqipërinë, më mirë atje. “

Pavarësisht se Kosova është një shtet i ri, duket se atje ka një demokraci më të konsoliduar duke e lënë pas Shqipërinë në procesin zgjedhor. Qytetarët e vlerësojnë me notën maksimale Kosovën, teksa Shqipëria për ta ka notën zero në këtë drejtim.

Ndiqni përgjigjet e tyre:

"Shumë mirë Kosova. Ne jemi zero!"

"Ata janë pak më të civilizuar, pavarësisht se është shtet i ri."

"Ata janë më të zotë se ne!"

"Ne kemi mbaruar si vend. Kështu mendoj unë. Për çdo gjë."

Ndërsa qytetarët kosovarë që jetojnë në Shqipëri tregojnë me krenari sesi shteti i tyre mëmë diti të tregojë se di të mbajë zgjedhje të lira dhe të respektojë edhe humbësit në këtë proces.

Një zonjë nga Kosova” “Besoj se kemi treguar demokraci. Besoj se procesi ka qenë i rregullt. Besoj gjithashtu se kemi qenë shembull. Çfarë do të ndryshojë nuk e di. Por është mirë se është bërë një ndryshim. Komplet qeveria ka dalë në opozitë dhe opozita ka dalë në qeveri. Janë pranuar mirë. Besoj se është mirë pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Ka qenë proces demokratik. Është mirë për Kosovën përderisa demokracia funksionon.

“Cili është vendi më demokratik, midis Shqipërisë dhe Kosovës?

“Mendoj se Kosova, patjetër!” tha zonja që mbyllin grupin e intervistave të marra në Tiranë /ar.sh/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco