Përfaqësuesi i Lartë i BE, Borell, nxiton për në Kosovë: Të pezullohet taksa

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Borell, nxiton për në Kosovë: Të pezullohet taksa

08:08, 08/10/2019

Josep Borell, i cili do ta pasojë Federica Mogherinin në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka thënë se do ta trajtojë me prioritet dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka thënë se dialogun do ta trajtojë me më shumë seriozitet se më parë dhe se vizitën e parë të tij si Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri do ta realizojë pikërisht  në Kosovë.

Borell ka thënë se Kosova duhet të pezullojë taksën, kurse Serbia duhet të kthehet në bisedime “shumë më sinqerisht”.

Ish-ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borell, i ka bërë këto komente në një seancë të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Roli i Borellit në dialogun Kosovë-Serbi shihet me mjaft skepticizëm, për shkak se është kundër pavarësisë së Katalonisë, ndonëse është nga kjo krahinë.

Sipas ekspertëve, kjo dëshmon se Borell do ta ketë vështirë të jetë i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Përveç kësaj, ai është ministër i Jashtëm i një shteti që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, prandaj nyk mund të mbajë qëndrim të dyzuar lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Një institut gjerman kishte sygjeruar që Borell, sikurse ka vepruar SHBA-ja, duhet ta emërojë një emisar special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi/Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco