Trajneri zviceran: Shpresoj që kryeministri i ri të na japë një shumë të mirë nëse kualifikohemi

Trajneri zviceran: Shpresoj që kryeministri i ri të na japë një shumë të mirë nëse kualifikohemi

07:35, 08/10/2019

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është deklaruar nëse do të ftojë kryeministrin e ri në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai në një konferencë për media, ku foli rreth përgatitjeve për ndeshjet e radhës me Gjibraltarin dhe Malin e Zi tha se nuk mund të vendosë nëse do ta ftojë kryeministrin që do të dalë pas zgjedhjeve të fundit në vend, pasi një gjë e tillë i takon Federatës së Futbollit së Kosovës.

“Unë nuk mund ta ftoj atë në ndeshje, është një problem i Federatës. Sidoqoftë, ne kemi punuar me skuadrën dhe kemi qenë më shumë të koncentruar në futboll, nuk jemi marrë me gjëra tjera, por e kam parasysh se futbolli është pjesë shumë e rëndësishme e shtetit .

Nëse do të kemi kryeministër të ri, shpresoj se ai do të jetë një njeri i afërt me sportin, me futbollin, do ta ndihmojë futbollin dhe pse jo të na jap një premi shumë të mirë nëse ne do të arrijmë të kualifikohemi, bëj shaka”, u shpreh Challandes, përcjell albinfo.ch.

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti.

Kosova të hënën e 14 tetorit do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në eliminatoret për Kampionatin Evropian, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshet me Malin e Zi, ndërsa me 10 tetor do ta zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin, po ashtu në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco