'Nuk është parti, por një shtet'/ Kurti: Me serbë në qeveri, por jo me 'Listën Serbe'

'Nuk është parti, por një shtet'/ Kurti: Me serbë në qeveri, por jo me 'Listën Serbe'

21:39, 07/10/2019

Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, nuk e do Listën Serbe në qeveri.

Në një intervistë për N1 në Serbi, lideri i Vetëvendosjes, ka thënë se është i gatshëm të ketë edhe serbë në qeverinë e tij, por jo partinë fituese nga komuniteti serb në Kosovë.

I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri me Listën Serbe, Kurti ka thënë  se ai do të përfshijë partitë politike serbe, përveç Listës Serbe në koalicion, duke sqaruar se, sipas tij, ajo nuk është një parti politike por një shtet.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, është shprehur Kurti.

Lideri i VV-së ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënës se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE’së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund të kemi përsëri një dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do të shikojmë në ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë u përmbush dhe çfarë nuk ishte dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, e cila duhet të jetë parimore”, deklaron Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco