LDK mposhtet thellë nga Vetëvendosje në komunën e drejtuar nga nënkryetari i saj

LDK mposhtet thellë nga Vetëvendosje në komunën e drejtuar nga nënkryetari i saj

18:48, 07/10/2019

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar një humbje të thellë përballë Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit.

Komuna e udhëhequr nga Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK, nuk ka arritur të dalë e para në rezultat, pasi që e njëjta është mposhtur me 5 mijë vota më shumë nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express.

Kur janë numëruar më shumë se 98% e votave, KQZ-ja sipas rezultateve që ka publikuar njofton se Vetëvendosje në Gjilan ka marrë 17864 vota, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 12217 vota.

E treta radhitet PDK-ja me 8177 vota, derisa koalicioni 100% ka marrë 3238 vota. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco