Shkatërrimi i armëve konvencionale, SHBA i jep 5 mln dollarë Kosovës

Shkatërrimi i armëve konvencionale, SHBA i jep 5 mln dollarë Kosovës

16:58, 07/10/2019

Për pastrimin e mbetjeve të municioneve kasetore dhe të mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës, Shtetet e Bashkuara do të ndajnë edhe pesë milionë dollarë.

Ambasada e ShBA-së në Kosovë, përmes një komunikate drejtuar mediave, e ka bërë vetë të ditur lajmin.

Ky program pritet t’ia kthejë popullit të Kosovës së paku 4,298,442 metra katrorë tokë, e konsideruar e rrezikshme deri më tani.

 “Ky është kontributi i vetëm më i madh i financimit për shkatërrimin e armëve konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë që kur SHBA-ja filloi programin e saj në Kosovë në vitin 1996. Ky kontribut do t’i adresojë vendet me ndikim të lartë që janë të kontaminuara me municione kasetore dhe ERË, duke ua kthyer përfundimisht tokën e kontaminuar me mbetje të minave tokësore autoriteteve për ta adresuar me kapacitetin e tyre kombëtar”, thuhet në komunikatën e SHBA’së.

Prej vitit 1996 deri në vitin 2019, programi i SHBA-së për shkatërrim të armëve konvencionale ka investuar më shumë se 9,7 milionë dollarë në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për ta adresuar trashëgiminë e municioneve kasetore dhe ERË.

Nga tetori i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara kanë mundësuar që popullit të Kosovës t’i kthehen 3,254,566 metra katrorë tokë.

Deri në fund të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara do të kenë kontribuar në kthimin e së paku 4,288,561 metrave katrorë tokë që nga tetori i vitit 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco