Thaçi flet për herë të parë për zgjedhjet, por 'nuk i bën zemra' të urojë fituesit

Thaçi flet për herë të parë për zgjedhjet, por 'nuk i bën zemra' të urojë fituesit

11:47, 07/10/2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, më në fund është kujtuar që të prononcohet për procesin zgjedhor në Kosovë, ku partia që ka themeluar PDK ashtu siç deklaroi mbrëmë edhe kryetari i saj Kadri Veseli, ka kaluar në opozitë. Presidenti ka reaguar pak minuta më parë, por edhe pse tashmë KQZ e Kosovës ka dhënë zyrtarisht shifrat që përcaktojnë fituesit, ai nuk ka bërë qoftë edhe një urim kortezie.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH”, shkruan Thaçi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco