Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për fitoren në zgjedhje të Albin Kurtit

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për fitoren në zgjedhje të Albin Kurtit

10:01, 07/10/2019

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ndërsa e dyta u rendit partia Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo fitorë është pasqyruar dhe nga mediat serbe të cilat shkruajnë se Albin Kurti triumfoi në zgjedhjet e së dielës, ndërkohë citojnë edhe pjesë nga fjala e tij, ku foli për mediat dhe para të pranishmëve në podiumin festiv gjatë orëve të vona në sheshin “Skënderbeu” në qytetin e Prishtinës.

“Albin Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Kurti deklaroi se nga sot ai do  fillojë të punojë për krijimin e një qeverie të re me të si kryeministër”-shkruan B92.

Ndërsa përsa i përket dialogut me Serbinë, lideri i Vetëvendosjes tha se si kryeministër i Kosovës, ai do të marrë përsipër përgjegjësitë që i përkasin sipas Kushtetutës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco