Seriali i DW: Operacioni sekret i Kosovës për kthimin e 110 grave dhe fëmijëve nga Siria

Seriali i DW: Operacioni sekret i Kosovës për kthimin e 110 grave dhe fëmijëve nga Siria

10:57, 02/10/2019

Kosova në dallim prej shumë vendeve të tjera - si Gjermania, Franca apo Britania e Madhe, të cilat hezitojnë t'i pranojnë shtetasit e vet që kanë qenë në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) - vetëm në prill të këtij viti ka kthyer 110 shtetas të saj.

Si është zhvilluar operacioni sekret i kthimit të 110 shtetasve të Kosovës nga IS? Sa të rrezikshëm janë personat e kthyer për sigurinë në Kosovë? A kërcënohet Kosova nga terrorizmi? Si po zhvillohet procesi i riintegrimit të të kthyerve - grave dhe fëmijëve? Cili ishte roli i Bashkësisë Islame dhe disa imamëve? Çfarë mendojnë qytetarët për të kthyerit? Si e paramendojnë vetë të kthyerit jetën e tyre në Kosovë?...

Për këto dhe tema të tjhera në Kosovë kemi biseduar me gra të kthyera nga Siria, me përfaqësuesit e qeverisë për luftën kundër terrorizmit, me krerët e policisë, imamë, autoritetet shëndetësore, ekspertë, qytetarë, familjarë...

Seriali i intervistave ekskluzive fillon javën që vjen...

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco