Ftesa të reja intervistimi nga Gjykata Speciale, për ish-luftëtarët e UÇK-së

Ftesa të reja intervistimi nga Gjykata Speciale, për ish-luftëtarët e UÇK-së

16:28, 18/09/2019

Janë dhjetëra ftesa që u janë dërguar së fundmi ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Haga.

Edhe disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që së shpejti të jenë “mysafirë” të prokurorëve të Tribunalit Special në Hagë.

Kështu ka deklaruar të mërkurën, kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku e ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, janë dy personat që së fundmi kanë dhënë deklaratat e tyre në zyrat e prokurorit të specializuar si të ftuar si dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Por këta dy nuk do të jenë të vetmit të cilët do të ulen në bankën e tribunalit përpallë prokurorëve të Speciales.

Radhën tani e ka ish-ushtari i UÇK-së nga rajoni i Dragashit, Lulzim Kabashi.

Ai më datë 24 të këtij muaji pritet që të intervistohet nga prokurorët specialë rreth veprimtarisë që e ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 “Është një ftesë e re që ka mbërri në Dragash te një bashkëluftëtar i joni. Të premten i ka mbërri ftesa. Kanë ardhë edhe ftesa të tjera. Emrat ende nuk i dimë por ka edhe të reja. Janë disa që kanë ardhë. Lulzim Kabashi me datë 24 do të shkojë të lajmërohet”, ka deklaruar Gucati.

Ai është shprehur se intervistimin e ka kryer ish-kreu i komunës së Klinës, Sokol Bashota.

“Sokol Bashota sot kthehet pas intervistimit”, thotë ai.

E ndërkohë intervistimi i fundit i ish-ushtarëve të UÇK-së, sipas Gucatit, do të bëhet më 2 tetor ku do të merret në pyetje një ish-luftëtar nga rajoni i Suharekës.

“Më dy tetor do të intervistohet personi i fundit i cili është thirrur nga Specialja. Ai është një veteran i UÇK-së nga komuna e Suharekës”, thotë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco