Masakrohet me thikë, 56 vjeçarja gjendet e vdekur në krevatin e saj

Masakrohet me thikë, 56 vjeçarja gjendet e vdekur në krevatin e saj

21:41, 17/09/2019

Një grua 56-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë në banesën e saj me disa goditje me thikë.

Bashkëshorti i të vrarës e ka gjetur atë të vdekur në shtratin e saj të martën në mëngjes, raportojnë mediat në Francë.

Menjëherë ka lajmëruar policinë dhe u ka sqaruar se e ka gjetur gruan e tij të vdekur në shtrat, pasi kishte ardhur nga puna.

Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Sipas raportimeve, ajo është therur disa herë me thikë dhe ka qenë e goditur në qafë.

Bashkëshorti i viktimës akoma nuk është intervistuar nga hetuesia, pasi është në gjendje shoku dhe është shtrirë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco