Lajm i keq për Kosovën nga 'Die linke'

Lajm i keq për Kosovën nga 'Die linke'

16:53, 14/09/2019

Edhe pse në Çeki deklarata e presidentit, Millosh Zeman, për të shqyrtuar heqjen e njohjes së pavarsisë së Kosovës, nuk gjeti përkrahje, një parti e vogël e ekstremit të majtë në Bundestagun gjerman, ka dalë në përkrahje të idesë së presidentit çek.

Nga ‘Die Linke’, thonë se e mirëpresin iniciativën e presidentit të Çekisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në titullin e kësaj deklarate të lëshuar nga zëdhënësja e kësaj partie thuhet që “ Kosova që në fillim është themeluar duke thyer ligjin ndërkombëtar dhe nga kriminelët”.

“Mirëpresim debatin e nisur nga presidenti i Çekisë për tërheqjen e njohjes për Kosovën. Kosova aktualisht nuk është njohur nga shumë anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në dy vitet e fundit, dhjetëra shtete kanë tërhequr njohjen”, ka thënë Zaklin Nastic zëdhënëse e ‘Die Linke’.

Më tej në deklaratë thuhet se Kosova është ndarë nga Serbia si pasojë e luftës së NATO-s dhe se aktualisht qeveriset nga liderë “ që janë të përfshirë në krime lufte”.

Nastiç thotë se Milosh Zeman ka pasur të drejtë kur ka thënë se Kosova nuk udhëhiqet nga parti demokratike.

“Me të vërtetë, siç ka thënë Milosh Zeman, një shtet i tillë nuk mund të jetë pjesë e komunitetit demokratik”, ka përfunduar ndër të tjera Zaklin Nastiç e cila mbanë edhe postin e zëvendës presidentes të grupit parlamentar të  Evropës gjermano-juglindore.

Megjithatë kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit të V4-ës, ka thënë se dekalrat e Zeman nuk janë diçka e re, ndërkohë ka nënvizuar se nuk sheh as një arsye që Çekia të ndërroj qëndrim sa i përket Kosovës.

Ndërkohë ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë, në një deklaratë për media ka thënë se Çekia e ka njohur përfundimisht dhe plotësisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë reagim të ministrisë thuhet që s’ka ndodhur asnjëherë në histori të shtetit që të tërheq njohjen ndaj ndonjë shteti.

Ndryshe “Die Linke” nga 700 ulëse sa ka Bundestagu gjerman, ka vetëm 69 deputetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco