Ambasadori amerikan kritikon partitë, që kandiduan ata që kanë probleme me ligjin

Ambasadori amerikan kritikon partitë, që kandiduan ata që kanë probleme me ligjin

08:36, 14/09/2019

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, kritikoi partitë politike që në listat e kandidatëve të tyre për deputetë të Kuvendit të Kosovës përfshin persona që kanë probleme me ligjin.

Ai vë në dyshim përkushtimin për sundim të ligjit në Kosovë të partive politike që kanë kandiduar “individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje sikurse janë krimet e luftës dhe sulmet si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”.

“Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje sikurse janë krimet e luftës dhe sulmet si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion?”, ka shkruar ambasadori Kosnett, në një postim në Twitter.

Partitë politike që janë regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit,  janë zotuar se do të angazhohen për sundimin e ligjit dhe për luftimin e krimit e korrupoiponit.

Por, organizatat e shoqërisë civile thonë se partitë kanë përfshirë në listat e kandidatëve të gtyre persona që kanë probleme me ligjin. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, 26 kandidatë për deputetë janë të dënuar ose kanë aktakuza për vepra të ndryshme penale, kryesisht për korrupsion./Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco