FOTO/ Diplomohen kadetët e Policisë së Kosovës

FOTO/ Diplomohen kadetët e Policisë së Kosovës

13:19, 13/09/2019

Fjalimi i ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Ekrem Mustafa me rastin e diplomimit të Gjeneratës së 54-të të kadetëve të Policisë së Kosovës:

Vërtetë kënaqësi të ju drejtohem në këtë ngjarje të diplomimit të kësaj gjenerate të kadetëve, gjeneratës së 54-të, tani pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ky diplomim po ndodhë pas disa shënimeve dhe të arriturave të mëdha.

Ditë më parë, si Policia e Kosovës, ashtu edhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike mbushën 20 vite të ekzistimit të dhe të një pune të suksesshme, e në anën tjetër u shënua edhe një progres i jashtëzakonshëm me anëtarësimin e Akademisë në Rrjetin Ndërkombëtar Frankofon të Trajnimit Policor - FRANKOPOL, si anëtare me të drejtë vote. Kështu po kontribuohet edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kjo vetvetiu flet se çfarë prestigji është të vijosh programin që solli deri te ky diplomim. Programi që ofrohet është i bazuar në përvojat më të mira të botës demokratike. MPB, Policia dhe Agjencitë tjera janë pjesë e një treguesi më të gjerë që flet mbi ngritjen e përgjithshme të kapaciteteve institucionale të shtetit.

    Edukimi është komponent me rëndësi i zhvillimit të një sistemi me standarde të pranueshme dhe në hap me zhvillimet moderne si dhe risitë teknologjike. Ajo çfarë ju keni mësuar reflekton në kualitetin profesional që shohim në Policinë e Kosovës.

    Të nderuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës,
    Ju tani po bartni uniformën e institucionit që ka besueshmërinë më të lartë të qytetarëve. Ju lutem kujdesuni gjithmonë që me punën tuaj profesionale të mirëmbahet kjo besueshmëri. Është shumë me rëndësi, që në kuadër të zbatimit të ligjit dhe përgjithësisht në kryerjen e detyrave, të mos devijohet asnjëherë nga respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave me të cilat udhëhiqet Policia e Kosovës. Ju dëshiroj shumë suksese! Urime!

    Ju faleminderit!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco