Grushtat pas debatit televiziv/ Abazi: U sulmova nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij. Reagon edhe Vetëvendosje

Grushtat pas debatit televiziv/ Abazi: U sulmova nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij. Reagon edhe Vetëvendosje

23:41, 11/09/2019

Pas sherrit të ndodhur në debatin e sotëm në Pressing, në T7, me Dardan Molliqajn e PSD-së, Haki Abazi i Vetëvendosjes ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Abazi ka thënë në një prononcim për Gazetën Express se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij.

“Mas emisionin, në dalje e sipër dardani me atë rojën e tij, ose përcjellësin, kanë ardhë edhe janë përballë, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfundu me një situatë të pakëndshme”, ka thënë Abazi.

“Unë kam qenë në dalje tu ecë jashtë korridorit bashkë me Rexhep Hotin. Kanë ardhë nga mrapa.  Me zë kërcënues, mi kanë kap duart, njëri ma ka vënë dorën në qafë ”, shtoi Abazi.

Express ka provuar ta kontaktojë Molliqajn, por ai nuk është përgjigjur.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Lëvizja Vetvëendosje.

Ajo e quan Molliqajn bandit, ndërsa shton se për ngjarjen në fjalë është njoftuar edhe policia.

Reagimi i plotë i VV-së:

Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive

Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, D. Molliqaj dhe shoqëruesit e tij. Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë.

Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht. Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizivë.

Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët.

Presim nga policia të marrë masa ndaj tyre. I bëjmë thirrje KQZ-së të largojë nga lista këta persona që po ushtrojnë dhunë.

Qëndrojmë në mbështetje të plotë të z. Haki Abazi, dhe të cilitdo aktivist që është sulmuar me dhunën e tyre verbale e fizike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco