Deputeti suedez kërkon që Kosovës ti hiqen vizat

Deputeti suedez kërkon që Kosovës ti hiqen vizat

22:58, 11/09/2019

Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë mbi çështjen e liberalizimit të vizave.

Jacobsson ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat sikurse vendeve të tjera të Ballkanit dhe po ashtu që vendi i tij të bëjë tregti më shumë me Kosovën.

“Kërkoj që të ketë më shumë tregti në mes të Kosovës dhe kërkoj që vizat për Kosovën të hiqen sikurse për të gjithë qytetarët e shteteve të Ballkanit”, ka shkruar në Facebook, Jacobsson.

Jacobsson edhe më parë ka kërkuar interpelancë të ministres së Jashtme të Suedisë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco