'Kosovo Remembers'/ Ja si e përkujtoi Kosova viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit

'Kosovo Remembers'/ Ja si e përkujtoi Kosova viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit

22:48, 11/09/2019

Në përkujtim të 18-vjetorit të sulmeve të përgjakshme të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku humbën jetë rreth 3000 persona edhe Kosova po i nderon këto viktima me shumë aktivitete.

Aktivitetet  kanë filluar që në mëngjes ku në oborrin e Qeverisë së Kosovës është zbuluar pllaka memorie, në të cilën është gdhendur logoja e Qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe datën 11 Shtator 2011.

Zbulimin e këtij obelisku e bëri kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet. Me këtë rast, kryeministri në detyrë tha se sulmin e 11 Shtatorit mbi popullin amerikan e përjetoi rëndë edhe Kosova.

Sipas tij përkujtimi i viktimave të sulmeve mbi institucionet dhe njerëzit e Amerikës do bëhet traditë.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Philip Kosnett tha se për popullin amerikan kjo ditë është e zymtë dhe vajton humbjen e gati të 3 mijë njerëzve të pafajshëm. S

ipas tij shteti amerikan do e kujtojë  gjithmonë mbështetjen që e gjithë bota dhe Kosova i kanë dhënë popullit amerikan në atë kohë. Kosnett tha se partneriteti i qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Amerikës kapërcen çdo parti politike ose individuale.

Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit përveç zbulimit të obeliskut shoqata “Miqtë e Amerikës” kanë organizuar disa aktivitete.

Rreth 3 mijë viktima humbën jetën në sulmin terrorist më 11 Shtator 2001. Në "World Trade Center" në New York, të njohura ndryshe si Kullat Binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco