VIDEO/ Shikoni sesi i gëzohet Ramushi, golit historik ndaj Anglisë

VIDEO/ Shikoni sesi i gëzohet Ramushi, golit historik ndaj Anglisë

22:23, 10/09/2019

“Fillim i hatashëm në Southampton. Përpara djem!”, shkruan në Facebook kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten Anitën dhe disa nga simpatizantët e tij, po e ndjekin ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Në faqen e tij zyrtare Facebook, ai ka postuar një video, ku shihet momenti kur Kosova shënon gol.

Nga video e postuar, bie në sy reagimi i shtangur i Ramush Hajradinaj, duke iu kënaqur golit të shënuar nga Kosova.

Kosova shënoi golin e parë të ndeshjes në sekondën e 30 ndërsa, por gjatë pjesës së parë pësoi 5 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco