Kryetari i partisë fut në listën për deputetë, gruan dhe babanë

Kryetari i partisë fut në listën për deputetë, gruan dhe babanë

17:36, 09/09/2019

Aleksander Jabllanoviç në këto zgjedhje do të garojë i vetëm dhe i pavarur nga Lista Serbe, parti kjo që ndjek politikat e Beogradit në Republikën e Kosovës.

Siç shkruajnë mediat serbe, një gjë e tillë ka ndodhur meqë Jabllanoviç nuk ka mundur të gjejë njerëz të tjerë që do ta mbështesin.

Jabllanoviç është shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete më 3 shkurt të vitit 2015 me vendim të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafës.

Kjo pasi që ishin mbajtur protesta masive që kërkonin shkarkimin e Jabllanoviçit, meqenëse ky i fundit në cilësinë e ministrit nga radhët e Listës Serbe kishte më 6 janar kishte fyer nënat gjakovare që po protestonin kundër vizitës së disa serbëve në Gjakovë.

Ai i kishte cilësuar ato si ‘egërsira’ dhe një deklaratë e tillë kishte nxitur reagime të ashpra anë e kënd Kosovë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco