Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:11, 09/09/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

EMRI-FOTO/ Ja kryebashkiaku i rradhës i Ramës që ‘bie’ nesër

Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku nuk janë të vetmit kryebashkiakë të Rilindjes, të cilët rezultojnë të inkriminuar.

Javën në vijim një tjetër emër kryebashkiaku, i dalë nga votimet e 30 qershorit, do të publikohet nga Opozita, si person me rekorde kriminale.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/279149/emri-foto-ja-kryebashkiaku-i-rradhes-i-rames-qe-bie-neser/

 

A është Soros, sponsorizuesi i artikullit në 'New York Times' për Tiranën?

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ndërthuren historia e çuditshme e vendit dhe e ardhmja e tij e ndritur.  Gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është zbuluar nga udhëtarët si një vend i  rrallë: një qoshe e pa eksploruar e Europës (një vend me një vijë bregdetare rreth 425 kilometra të gjatë).

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/279112/a-eshte-soros-sponsorizuesi-i-artikullit-ne-new-york-times-per-tiranen/

 

Sekretari i Përgjithshëm i Ramës përfshihet në një aksident të rëndë/ Policia fsheh ngjarjen

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është përfshirë ditën e djeshme në një aksident me makinë, nga ku kanë mbetur të plagosur disa persona, mes tyre edhe vetë zyrtari i lartë.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/279100/sekretari-i-pergjithshem-i-rames-perfshihet-ne-nje-aksident-te-rende-policia-fsheh-ngjarjen/

 

Mesazhi grek/ Jemi kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Një lajm i keq vjen për rilindjen e Edi Ramës nga shteti fqinj Greqia.

Në një mesazh publikuar në rrjetet sociale nga gazeta klathimerini ne versionin anglisht thuhet se, Greqia është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/279070/mesazhi-grek-jemi-kunder-hapjes-se-negociatave-me-shqiperine/

                                    

Apeli i fortë i Kryemadhit: Bojkotoni produktet e oligarkëve, bleni në dyqanet e lagjeve

Me sa duket Monika Kryemadhi ka vendosur ta kthejë fort nga e majta timonin e LSI. Kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një nga qëndrimet më të forta që ka mbajtur në dy vitet që mban këtë post, nuk e ka lënë betejën kundër oligarkëve të Edi Ramës vetëm me retorikë. Ajo i ka propozuar militantëve të saj dhe qytetarëve shqiptarë masën ekstreme të bojkotimit të produkteve të oligarkëve.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/279066/apeli-i-forte-i-kryemadhit-bojkotoni-produktet-e-oligarkeve-bleni-ne-dyqanet-e-lagjeve/

 

CV/ Basha pranon dorëheqjen e Gert Bogdanit, ja kush e zëvendëson

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/279081/cv-basha-pranon-doreheqjen-e-gert-bogdanit-ja-kush-e-zevendeson/

 

Jahti ‘i braktisur’ në Shëngjin/ Ende mister fati i turkut! Ja pistat ku po hetohet

Ende asnjë gjurmë apo informacion rreth pronarit të jahtit të braktisur në brigjet e Shëngjinit.

Për më shumë           

https://www.syri.net/kronike/279130/jahti-i-braktisur-ne-shengjin-ende-mister-fati-i-turkut-ja-pistat-ku-po-hetohet/

 

Gazetari i ‘The Guardian’ thur elozhe për Kosovën: Janë Brazili i Ballkanit

Fitorja e shënuar dje kundër Republikës së Çekisë, rriti shumë entuziazmin e përkrahësve të Kosovës, në ëndrrën e tyre drejt Euro 2020, duke  pasur parasysh se kundërshtari i gjunjëzuar në ‘Fadil Vokrri’ është konkurrenti kryesorë për vendin e dytë në Grupin A, pasi Anglia llogaritet gjithmonë në pozitën e parë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/279038/gazetari-i-the-guardian-thur-elozhe-per-kosoven-jane-brazili-i-ballkanit/

 

Sekretari Shtetit, Pompeo: 'Presidenti Trump mori vendimin e duhur me talebanët'

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të dielën se Presidenti Donald Trump "mori vendimin e duhur" për të anuluar bisedimet e paqes me liderët talebanë në vend-pushimin presidencial për shkak të sulmeve të vazhdueshme të grupit terrorist në Afganistan, raporton VOA.

 Për më shumë           

https://www.syri.net/bote/279136/sekretari-shtetit-pompeo-presidenti-trump-mori-vendimin-e-duhur-me-talebanet/

 

VIDEO/ Skandali me himnin e Shqipërisë po bën xhiron e botës, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Skandali me himnin e kombëtares shqiptare në "Stade de Francë" ka bërë xhiron e botës.

Shumë media sportive nuk janë marrë shumë me rezultatin e takimit mes Francës dhe Shqipërisë, i mbyllur në favor të kampionëve të Botës me shifrat 4-1.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/279091/video-skandali-me-himnin-e-shqiperise-po-ben-xhiron-e-botes-ja-cfare-shkruajne-mediat-e-huaja/

                                   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco